Maqedoni

Rasti “Talir”, Gjykata dha dritë jeshile për proces gjyqësor

31.07.2019 19:57

Gjykata Penale ka dhënë dritë jeshile për të filluar gjykimi për rastin e ndërtimit të pallatit të bardhë të VMRO-DPMNE-së...

Gjykata Penale ka dhënë dritë jeshile për të filluar gjykimi për rastin e ndërtimit të pallatit të bardhë të VMRO-DPMNE-së, shtatë muaj pasi ishte ngritur aktakuzë nga PSP-ja për rastin “Talir 2”.

Gjykata mori vendimin sot, ndërsa të pandehur janë ish-kryetari i partisë, Nikolla Gruevski, dhe sekretari i përgjithshëm, Kiril Bozhinovski.

Aktakuza ka të bëjë me ndërtimin e selisë së partisë VMRO–DPMNE dhe mënyrën se si partia ka arritur deri tek prona në vlerë më shumë se tetë milion euro.