Maqedoni

Aksidenti i autobusit në Llaskarcë, Gjykata Penale miratoi në tërësi aktakuzën

01.08.2019 15:04

Gjykata Penale në Shkup në tërësi e ka miratuar aktakuzën për aksidentin e autobusit të "Durmo turs"...

Gjykata Penale në Shkup në tërësi e ka miratuar aktakuzën për aksidentin e autobusit të "Durmo turs" që pati ndodhur në shkurt të këtij viti në Llaskarcë të Shkupit.
 
"E informojmë opinionin se Këshilli për vlerësim të aktakuzës pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive, ka sjellur vendim që ta miratojë aktakuzën në tërësi. Pas vlerësimit të aktakuzës, është formuar lëndë penale-juridike me numër 1407/19 e cila në pajtim me sistemin AKMIS do të ndahet për veprim të mëtutjeshëm, ndërkaq pasi që të caktohet termini për debatin kryesor, palët dhe opinioni do të informohen plotësisht", thuhet në njoftimin e gjykatës.
 
Për këtë rast prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave të dyshuar që kanë kryer vepra penale kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion.
 
Dy udhëheqësit e kompanisë akuzohen se kanë kryer veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion.
 
Ndërsa tre presona të tjerë, të punësuar në stacionin për kontroll teknik akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion.
 
Poashtu vozitësi i autobusit, akuzohet se ka kryer veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion.
 
Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, u aksudentua me 13 shkurt të këtij viti rreth orës 17, pasi ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë, me çrast 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa 40 të tjerë mbetën të lënduar.
 
GYLTENE SINANI