Maqedoni
Deskoska: Nuk ka arritur kërkesa për ekstradimin e Morinës
01.08.2019 16:52
Në Ministrinë e Drejtësisë ende nuk ka arritur kërkesa nga Serbia për ekstradimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina...

Këtë e konfirmoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska, e cila shtoi se nëse kërkesa mbërrin, Ministria e Drejtësisë është e obliguar që të njëjtën ta dorëzojë në Gjykatë, nga ku edhe pritet vendimi për Morinën.
“Procedura shkon deri tek gjykatat përgjegjëse. Sipas Ligjit tonë, kërkesa për ekstradim duhet të arrijë deri tek Ministria e Drejtësisë, më pas kërkesa dërgohet deri tek gjykatat që vendosin. Procedura e deritanishme ishte që me kërkesë të Interpolit, MPB ndalon personin që ka dashur të kalojë kufirin, më pas Gjykata vendos. Ne si Ministri deri më tani kemi pasur përgjegjësi që të informojmë ambasadat përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai është shtetas i Britanisë dhe i Kosovës, dhe komfor këtyre procedurave kemi dërguar lajmërim deri tek ambasadat përkatëse në shtetin tonë. Deri dje nuk kemi marrë kërkesë për ekstradim. Nëse tashmë ka arritur kërkesa, ne e dërgojmë deri tek Gjykata e cila do të veprojë më tutje”,- tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska.
Gjatë ditës së djeshme, avokati i Tomor Morinës, Naser Raufi, tha se Morina gjatë ditës së sotme do të lirohet nga paraburgimi. Morina u arrestua në vendkalimin kufitar Bllacë më 24 korrik.
FLUTURA LATIFI
