Maqedoni
Ligji për PThP-në, grupet e punës - pa marrëveshje
01.08.2019 18:39
Grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës maqedonase, edhe sot përfunduan pa një epilog konkret...

Grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës maqedonase, edhe sot përfunduan pa një epilog konkret lidhur me Ligjin për Prokurorinë e Përgjithshme Publike.
Për Antonio Milloshovskin, takimi nuk ishte produktiv, sepse pushteti nuk dëshiron koncept për zgjidhje sistemore, që gjykatat të kenë përgjegjësi më të madhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Për partinë e Mickovskit, jo vetëm Janeva, por as emri i prokurores, Villma Ruskovska, nuk është i pranueshëm. Pushteti nuk dakordohet me kërkesat e opozitës. Sipas ministres Deskovska, propozimet e opozitës janë jashtë çdo logjike të sistemit të drejtësisë, sepse nënkuptojnë edhe centralizim të sistemit gjyqësor dhe statusit të PSP-së.
“Po shohim se janë në gjendje për gjithçka të flasim, por jo edhe për asgjësimin e kontrollit politik ndaj sistemit të gjyqësisë. Nga ana jonë kanë qenë të propozuara disa zgjidhje sistemore rreth përzgjedhjes dhe mandatit të prokurorëve. Po ashtu, sipas nesh, është e papranueshme që Katica Janeva dhe prokurorët e tjerë nga PSP të jenë pjesë e Prokurorisë për Krimin të Organizuar, sepse dyshojmë se dikush prej tyre mund të jetë i përfshirë në lëndën “Zhvatja. Po ashtu kemi propozuar që prokurori i cili do ta udhëheq Prokurorinë për Krim të Organizuar, përveç që duhet të zgjidhet nga Këshilli i Prokurorëve, të marrë pëlqimin edhe të Komisionit për Zgjidhje dhe Emërime në Kuvend”,- theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
“Propozojnë që PSP të futet si sektor në Prokurorinë për Organizim të Krimit, ndërsa nuk propozojnë që t’i ndërpritet, t’i ndalet mandati Ruskovskës. Dhe me këtë kam bindjen se çdoherë kur po dëshirojmë të afrohemi rreth qëndrimeve të tyre, ato po largohen dhe i rrisin kërkesat e tyre. Njëra nga kërkesat tjera është se ata kërkojnë centralizim të skajshëm të sistemit të gjyqësisë, e cila nënkupton që prokurori publik i shtetit, Jovevski, apo tjetër kush, mandati i tij të jetë i lidhur me mandatin e 27 prokurorëve publikë të tjerë në shtet. Pra, me ndërprerjen e mandatit të prokurorit publik të shtetit, t’u ndërpritet mandati 27 prokurorëve të tjerë. Ky propozim mendojmë se nuk është i mirë, sepse nënkupton centralizim të skajshëm të sistemit të gjyqësisë dhe me një vendim mund të paralizohet sistemi i drejtësisë në tërësi”,- deklaroi ministri i Drejtësisë, Renata Deskoska.
Çështja e vetme për të cilën palët deri më tani kanë rënë dakord është rritja e buxhetit për Prokurorinë Publike. Takime të këtij formati priten të mbahen pas 15 gushtit.
FITIM KRYEZIU
