Përzgjedhja e operatorit të ri furnizues me energji elektrike

10.09.2014 16:07

EDS, u bën thirrje të gjitha Kompanive të vendit që deri më 15 nëntor të zgjedhin furnizuesin e energjisë elektrike, pasi në të kundërtën do të furnizohen me çmim më të lartë..........

Ndërsa amvisërive u propozon që të qëndrojnë në tregun ekzistues energjetik, pasi i njëjti ofron çmime më të volitshme të energjisë elektrike, me ndërhyrjet sociale të Komisionit Rregullator.

“Të gjithë konsumatorët kanë dy mundësi të zgjedhjes, të shkojnë në treg të lirë, ose të qëndrojnë në tregun ekzistues të energjisë elektrike, kushte të cilat i përcakton Komisioni Rregullator i Energjetikës. U bëjmë thirrje Kompanive që në kohë të lidhin kontrata me cilindo nga furnizuesit e energjisë elektrike, pasi pritet nga 1 janari i vitit 2015 të kenë çmime për 30 deri 40 % më të lira nga ato ekzistueset. Të gjitha kabllot lidhëse do ngelin të njëjtat dhe EDS do t’i adaptohet sistemit të ri pa harxhime shtesë. Procesi ynë i shërbimeve është transparent dhe secila Kompani me ofertën tonë mund të kursejë nga 25 deri 30 %”- deklaroi drejtori ekzekutiv i EDS-së, Koço Angjushev.

Kjo ofertë me çmime më të ulëta të energjisë elektrike ka për target vetëm sipërmarrjet e llojeve të ndryshme.

Të gjithë të interesuarit mund t’i dorëzojnë të dhënat e shpenzimeve të tyre energjetike në ueb faqen: www.eds.mk dhe me automatizëm do të fitojnë ofertën më të volitshme për ta, që do të jetë e ndryshme për secilin shpenzues. Marrëveshjet  me EDS-në janë fleksibile dhe bëhen nga 3 deri në 24 muaj. (Zejxhane Osmani, TVM2)