Maqedonia e Veriut feston Ilindenin

02.08.2019 13:38

Maqedonia e Veriut sot shënon 2 Ilindenet historik....

Maqedonia e Veriut sot shënon 2  Ilindenet historiK, 116 vjet nga kryengritja e Ilindenit –diten e kryengritjes revolucionare të Krushevës të vitit 1903, si dhe  75 vjetorin  nga mbledhja  pare të KACKM-së.

Manifestimi qendror mbahet në Meçkin Kamen në Krushevë. Pas intonimit te himnit, ne Krusheve, fjalim kryesor ne manifestim do ta mbajë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa më pas është planifikuar program festiv nga ansambli shtetëror “Tanec”, dhe shoqëria kulturore – artistike “Emin Duraku” nga Shkupi. 

Kreu i opozites Hristijan Mickovski porosite  me rastin e 2 Gushtit do ti  dergoje nga Tashmarunishti i Struges.

Me rastin e shenimit te dy ilindeneve hitorik, fjalim  nga Vila Vodno do te mbaje presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. 

Ndersa kreu i Kuvendit Talat Xhaferi i cili kryeson delegacionin parlamentare ne Pelince, ne fjalimin e tij kushtuar  shenimit te dy ilindeneve historik,  nga Pelinca  tha se  kryengritja e Ilindenit dhe mbledhja e pare e KACKAM-se, jane dy shtyllat kryesore mbi te cilat u vune themelet e ketij shteti.

Ai i porositi se slogani i kesaj dite historike  me moton te gjithe jemi femije te Ilindenit, eshte tregues i vertete  i nje koncepti te perbashket, per respektimin e vlerave te cilat na bejne qytetare te barabarte ne shtetin tone te perbashket. (Merita Gashi, TVM2)