Kroaci, vrasje e gjashtëfishtë dhe vetëvrasje në Zagreb

02.08.2019 12:50

6 të vdekur në Kroaci dhe një vetëvrasje, është bilanci i një masakre...

6 të vdekur në Kroaci dhe një vetëvrasje, është bilanci i një masakre të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kajzerica, lagje në Zagreb.

Më 1 gusht, rreth orës 21:30 me kohën lokale, policia mori thirrje nga qytetarët që raportonin për të shtëna në këtë lagje. Një burrë ka vrarë brenda në banesë 6 persona dhe pasi është rrethuar nga policia, ka vrarë edhe veten. Policia dyshon se masakra ka ndodhur për shkaqe xhelozie, sepse një prej viktimave është ish-bashkëshortja e autorit.

“Një i dyshuar, mashkull, vrau gjashtë persona - dy burra, tre gra dhe një fëmijë 10-vjeç. Policia ka gjetur një foshnje 7-muajshe, e cila për fat të mirë i ka shpëtuar plumbit.  Ky lloj krimi është i paparë në Zagreb në më shumë se dy dekadat e fundit”,- tha Marko Rasic nga Departamenti i Policisë - Zagreb.

Shefi i Policisë së Zagrebit, Marko Rasiç, deklaroi se autoritetet kanë reaguar menjëherë sapo janë njoftuar për të shtënat, por kur kanë mbërritur në banesë kanë gjetur trupat e pajetë të gjashtë personave.

Menjëherë është bërë rrethimi i zonës dhe efektivët janë vënë në ndjekje të autorit, i cili, pasi e ka parë që është rrethuar, ka qëlluar mbi veten. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)