“Maratona e këngës” zbarkoi në Dibër

02.08.2019 15:55

Shoqata Atdhetare Dibrane nga Nju Jorku, mbrëmë edicionin e 11 “Maratona e Këngës”....

Shoqata Atdhetare Dibrane nga Nju Jorku, mbrëmë edicionin e 11 “Maratona e Këngës” e zbarkoi në qytetin e Dibrës. Eventi më masiv i stinës së verës në hapësirën shqiptare gumëzhoi sheshin Skënderbe.

Qytetarët dibranë e kurbetqarët e shumtë që kanë ardhur, shijuan tingujt e muzikës, zërin e bukur të artistëve të njohur të ekstradës shqiptare, si: Rovena Stefa, Eranda Libohova, Çiljeta, Era Rusi, Juliana Pasha, Besjana Memeti, Shkodran Tola, Klajdi Musabeliu e të tjerë, ku secili me preferencat e shijet e veta muzikore, që me ovacione e duartrokitje të tejzgjatura, nuk reshtën së kënduari e së kërcyeri deri në orët e mëngjesit.

Duke falënderuar sponsorët, kryetari i SHAD në Nju Jork, Dashamir Miftari, tha se do të bëjmë përpjekje që këtë event të rëndësishëm veror ta sjellim në Dibër për çdo vjet.

“Maratona e këngës” është një nga spektaklet më të mëdha të mbajtura deri më tani në qytetin e Dibrës. (Atli Dema, TVM2)