Shënimi i festës së Ilindenit, Mickovski: Zaev ndryshoi emrin dhe shiti identitetin
Delegacioni i VMRO-DPMNE-së në shënimin e 2 gushtit, festës së Ilindenit....

Delegacioni i VMRO-DPMNE-së në shënimin e 2 gushtit, festës së Ilindenit, qëndroi në fshatin Tashmarunisht të Strugës. Nga atje, kreu i kësaj partie, Hristian Mickoski, nuk kurseu akuzat politike ndaj ekzekutivit.
Ai akuzoi kryeministrin Zaev për ndryshim të emrit, historisë dhe shitjen e identitetit, gjë me të cilën krenohet çdo qytetar i këtij vendi.
“Zaev të jetë i sigurt se nuk do të harrojmë ndryshimin e emrit, i cili fuqishëm e bën të krenohet çdo maqedonas këtu dhe në mbarë botën, ndryshimin e identitetit, historinë, e kjo tek unë dhe tek një pjesë e qytetarëve maqedonas në Republikën e Maqedonisë nuk kalon. Goce Dellçev është i yni e do të negociojmë e do të bisedojmë deri atëherë kur do ta tregojmë të vërtetën, se Goce Dellçev është maqedonasi i cili ka luftuar për Maqedoninë e pavarur dhe sovrane”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
MICKOVSKI: VMRO, THEMEL I ILINDENIT
Mickovski theksoi se VMRO është themeli i Ilindenit, pjesë e asaj lufte për liri, andaj VMRO tha se i përket Maqedonisë.
“Dhe gjithmonë kur do të përmendet Ilindeni, duhet pasur parasysh që Ilindeni nuk është fillimi, por fundi i një lufte shekullore për liri, ku shumë gjenerata heronjsh dhe heroinash sakrifikuan jetët e tyre. VMRO është themeli i Ilindenit, pjesë përbërëse e asaj lufte për liri dhe për këtë arsye VMRO i përket Maqedonisë”,- u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Mickovski nuk kurseu akuzat edhe për ngjarjet e fundit politike në vend. Ai drejtoi akuza ndaj pushtetit për përzierje në rastin “Zhvatja”, ndërsa Prokurorinë Speciale Publike e quajti “vegël të pushtetit të dirigjuar nga Zoran Zaev”. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
