Varviciotis: Besojmë në zgjerimin e BE-së
Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis....

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis, në intervistë për radion greke “Athina 984” thotë se lidhur me Shkupin, qëllimi ynë është t’i normalizojmë pasojat negative të Marrëveshjes së Prespës, që ka të bëjë me prodhimet greke, përdorimin e emrit Maqedonia dhe shumë të tjera. Shefi alternativ i diplomacisë greke, duke folur për perspektivën evropiane të vendeve nga rajoni, thotë se Greqia e mbështet zgjerimin e BE-së, Varviciotis sqaron se konkretisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pozita e Athinës është se çdo vend kandidat për integrim duhet t’i plotësojë parakushtet bazë, siç është qeverisja e së drejtës, pushteti juridik që është më ndryshe nga ai ekzekutiv etj.
