Frikë për garë të re armësh, ShBA dhe Rusia lënë traktatin bërthamor
Rusia njoftoi sot se i jepet fund traktatit të çarmatimit bërthamor...

Rusia njoftoi sot se i jepet fund traktatit të çarmatimit bërthamor, njoftoi sot Moska Zyrtare, e cila thotë se deri tek një venim i tillë erdhi me iniciativën e SHBA-ve.
“Më 2 gusht 2019, me iniciativën amerikane, pushoi efektet traktati i nënshkruar më 8 dhjetor 1987 në Uashington mes BRSS dhe SHBA-së për asgjësimin e raketave me rreze të mesme veprimi”, sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme ruse.
“Uashingtoni e konfirmon fundin e këtij traktati dhe akuzon Moskën”,- deklaroi nga ana e tij sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.
“Tërheqja e SHBA konform nenit XV të traktatit hyn sot në fuqi, sepse Rusia nuk ka respektuar kushtet”, theksoi Pompeo, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Bangkok. Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 1987, midis presidentëve, Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov, konsiderohet një moment historik i fundit të Luftës së Ftohtë.
Uashingtoni ka akuzuar Moskën se ka shkelur traktatin në mënyrë të përsëritur që nga viti 2014, por Rusia e mohon këtë gjë.
