Maqedoni

Humb jetën një person në plazhin ‘Lagadin’ të Ohrit

03.08.2019 12:40

Një 35 vjeçar gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën në plazhin ‘Lagadin’ të Ohrit...

Një 35 vjeçar gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën në plazhin ‘Lagadin’ të Ohrit, i cili pas kërcimit Liqenin e Ohrit ka goditur kokën në gurë nënujor.
 
Në orën 20:00 është denoncuar se në Ohër në plazhin ‘Lagadin’, D.L nga Shën Nikolla ka kërcyer në liqen dhe me kokë ka goditur në gurë që është gjendur në ujë.
 
Nga lëndimet e marra, gjatë bartjes për në spital, personi D.L ka humbur jetën.
 
Siç njofton MPB, është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Ohër, ndërsa me urdhër të prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.