Maqedoni

Matthew Palmer: Akuzat për shantazh minojnë rrugën drejt BE-së, vendimi për negociata varret nga fati I PSP-së

03.08.2019 14:06

Mos zbardhja e plotë e rastit Zhvatja mund të minojë perspektivën e Maqedonisë së Veriut...

Mos zbardhja e plotë e rastit Zhvatja mund të minojë perspektivën e Maqedonisë së Veriut në hapjen e bisedimeve të shumëpritura për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 
Kështu thekson zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë i cili në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se akuzat ndaj PSP-së pas rastin Zhvatja janë serizoe andaj kërkojë që çështja të merret me shumë serizotet.
 
“Këto janë akuza serioze dhe të gjitha akuzat e tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioz. Ne mbështesim një hetim të plotë dhe transparent për këto akuza dhe, nëse provat ekzistojnë, atëherë duhet të ketë ndjekje penale. Kjo është një mundësi për autoritetet në Maqedoninë e Veriut që të demonstrojnë besnikërinë e tyre ndaj sundimit të ligjit", u shpreh zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer.
 
Palmer u shpreh optimist se negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE mund të hapen këtë vjeshtë, por zgjidhja e çështjes së prokurorisë special është thelbësore për këtë vendim. 
 
Sipas tij shumë e rëndësishme është që pushteti dhe opozita të arrijnë marrëveshje për ligjin e ri të prokurorisë me të cilin PSP do të reformohet dhe modifikohet me qëllim që të mbrohet interesi shtetëror.
 
"Ne besojmë se Maqedonia e Veriut e ka fituar atë mundësi për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit], por ... sinjalet që dërgon qeveria dhe suksesi i ligjit për Zyrën e Prokurorit të Posaçëm, do të jenë të rëndësishme për këtë çështje. Është e rëndësishme që të gjitha palët të negociojnë, të zgjidhin dallimet mes tyre dhe të arrijnë një marrëveshje mbi atë se si mund të reformohet ose modifikohet Zyra e Prokurorit të Posaçëm në një mënyrë që avancon interesat e vendit. Ka patur mjaft lojë politike. Koha për lojra politike ka mbaruar. Tani është koha për treguar aftësi politike të shtetndërtimit”, theksoi Palmer.
 
Javë që lam pas, edhe Komisioneri i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn gjatë vizitës në Shkupi potencoi nevojën e refomrimit të sistemi gjyqësor që të jetë i aftë të trajtojë rastet e nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit përpara se BE-ja të mund të caktojë datën e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit, por se u shpreh i sigurt se vendimi (për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për vendin tonë do të merret në tetor.
 
ZEKIRIJA MEXHITI