Shëndrit Deari kalon me sukses raundin e parë në Suboticë
Pasi kaloi me sukses fazën kualifikuese në kuadër të “futures” turneut që po zhvillohet në Suboticë të Sërbisë...

Pasi kaloi me sukses fazën kualifikuese në kuadër të “futures” turneut që po zhvillohet në Suboticë të Sërbisë, ku arriti të eliminoj gjithsej tre tenistë, Shëndrit Deari kaloi me sukses edhe raundin e parë të turneut kryesor, që është me fondin shpërblyes prej 10.000 euro.
Ishte rumuni Sergiu Rogovenau, ndaj të cilit Deari dominoi gjatë setit të parë, duke e fituar ate me 6:1, ndërsa tenisti nga Gostivari shkëlqeu edhe në setin e dytë duke avancuar me 4-0, deri në momentin kur kundërshtari rumun u detyrua të dorëzoj meçin për shkak të dëmtimit.
Tani, Shëndrit Dearin, gjatë ditës së nesërme e pret kundërshtari I ri, në raundin e dytë të turneut zyrtar dhe tenisti ynë, ka paralajmëruar se do të kërkoj edhe fitoren e pestë në seri në Suboticë, nëse numërohen edhe tre dyluftimet të fazës kualifikuese.
MUSTAFA ADEMI
