Maqedoni

“Zhvatja”: VMRO kërkon hetim për funksionarët e LSDM-së; LSDM: VMRO dëshiron të minoj PSP-në

03.08.2019 17:00

Rasti Zhvatja ka qenë sërish temë e përplasjes mes pushtetit dhe opozitës...

Opozitarja VMRO-DPMNE kërkoi nga Prokuroria të hetoj përfshierjen e funksionarëve të LSDM në këtë skandal. 
 
Nga kjo parti akuzuan se funskionarë të lartë të LSDM-së kanë ndihumuar që organizata  joqeveritare e Bojan Jovanovskit të kryej transaksione të dyshimta, me indikacione kriminale.
 
“Tashmë është e qartë se organizata jo qeveritare e BOKI 13 është e përzier në transksione të dyshimta me indikacione kriminale. Zonjës së cilës biznesmeni nga Manasitri ia ka paguar 720 mijë euro për ide për ndërtim të banesave thotë se të gjitha paratë I janë marrë nga organizata e Lidhja ndërkombëtare e Boki13, Remenskit dhe Konstandiovit. Ku kanë përfunuar këto para? Vallë funksionarët e LSDM-së i kanë ndihmuar Bokit të zhvat 750 mijë euro dhe nëse pas kësaj i kanë ndihmuar t’ia marrë paratë zonjës”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoikovski.
 
Stolikovski theksoi se pëderisa Ruskovska është në pushim, ka gjasa të fshihet ndonjë kompjuter, të formatohet ndonjë telefon apo të ndikohet në ndonjë dëshmitar, andaj I bëri thirrje prokuorirsë për hetim të punës së kësaj organizate.
 
“Prokuroria e Ruskovskës nëse me të vërtetë dëshiron ta zbardhë rastin atëherë duhet të hetojë punën e kësaj organizate joqeveritare. Këtë nuk po e bën, apo frikësohet se nëse fillon të prek punën e organizatës së Boki 13 do të arrijë te funksionarët e LSDM-së, madje edhe vet te Zaev, për të cilin Boki 13 deklaronte se i jep mbështetje direkte”, theksoi Stoikovski.
 
Nga LSDM apeluan që ti jepet haspirë e mjafutehsme prokurorisë publike pët hetim të plotë të rastit. Nga social demokratët shtojnë se opozita me këto akuza dëshiron të minioj ligjin për prokurinë publike në të cilën duhet të integrohet edhe prokuroria speciale.
 
Deri më tani për rastin zhvatja janë arrestuar Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, dhe Zoran Milevski, i njohur si Zoki Kiçec të cilët dyshohen për marrjen e parave duke ushtruar shantashe të ndryshme, kurse për rastin e njejtë deklarata në Prokurori dhanë edhe dy kryetar komunash ai Manastirit, Natasha Petrovska dhe ai i Karposhit, Stefan Bogoev.
 
ZEKIRIJA MEXHITI