Maqedoni

Ligji i ri për PTHP-në, Arsovski: Palët do të arrijnë marrëveshje, “mollë sherri”, hetimet e ngritura nga PSP

03.08.2019 17:26

Edhe pse përpjekjet e palëve mes pushtetit dhe opozitës maqedonase nuk po gjejnë gjuhe te perbashket...

Edhe pse përpjekjet e palëve mes pushtetit dhe opozitës maqedonase nuk po gjejnë gjuhe te perbashket sa i perket ligjit  te ri per PTHP-ne, si dhe statusin e PSP-së, analisti Politik Petar Arsovski vlerëson se qeveria dhe opozita do të arrijnë të gjejnë “gjuhë të përbashkët”. 
 
Këtë vlersim ai e bazon në faktin nëse maxhoranca i jep dritë të gjelbërt opozitës të ketë ndikim në përzgjedhjen e prokurorëve të ardhshëm publik përmes komisioneve përkatëse kuvendore. 
 
“Opozita nuk ka dëshirë që për momentin PSP të jetë funskionale, pasi që ata janë në shumtën e rasteve target të kësaj prokurorie. Por megjithatë mendoj se do të arrijnë të dakordohen për ligjin  në fjalë dhe veçanrisht nëse atyre u jepet mundësia që të kenë ndikim në përzgjedhjen e personave brenda PSP-së dhe mendoj se është e rëndësishme që të vazhdoj funskionimi i këtij institucioni në të ardhmen”, u shpreh analisti politik Petar Arsovski.
 
Edhe pse  aktualisht palet jane me qëndrime diamtralisht te kundërta,  dhe  larg marrëveshjes, Arsovski shprehet optimiste se do të gjejnë gjuhë të përbashkët me opozitën për ligjin e ri për Prokurori Publike para vendimeve të BE-së  për fillimin e negociatave me BE-ne pasi që presioni ndërkombëtar është i madh ndaj partive politike, thotë ai.
 
”Mollë sherri” në tentimin e sërishëm të negociatave mes opozitës dhe qeverisë do të jetë për ti dobësuar ose për të vënë në pikëpyetje hetimiet e PSP-së në të ardhmen.
 
“Ndodhitë e fundit rreth Katicva Janevës janë mundësi e mirë për të përforcuar kapacitetet e PSP-së dhe mendoj se duhet të diskutohet për zgjidhje të prokurorëve të ardhshme të cilët kushtimisht thënë janë më të afërt me opozitën, gjë që nuk është kontestueshme. Por në fund mendoj se do të fitoj presioni ndërkombëtare pasi që pa marrëveshje për PSP-n nuk do të ketë datë për fillimin e negociatave me BE-n, gjë që nuk besoj se ndonjë parti do të ketë dëshir të jetë fajtore për këtë gjë. Mendoj se negociatata më të mëdha do të zhvillohen për atë se çfarë do të ndodh me hetimet që Janeva i ka përfunduar të cilën presin fatin e ri të PSP-së që të dihet se ku do ti dorëzoj”, theksoi Arsovski.
 
Arsrovski nuk ka përjashton mundësinë që ndodhitë e fundit rreth kryeprokurores në largim Katica Janeva të jenë vetëm një mundësi për të rikthyer vëmendjen e politikanëve për të përforcuar PSP-n e re në të ardhmen.
 
REXHEP QAMILI