Maqedoni

Tempertaurat javën e ardhshme deri 40 grad, mjekët: Qytetarët të jenë të kujdeshëm; MPB: Mos vozisni nese jeni nën ndikimin e alokoolit

03.08.2019 17:49

Këtyre ditëve vendi është kapluar nga temperatura të larta të cilat javen e ardhsme do të arrijnë në 40 gradë celsius...

Në uljen e temperaturave nuk do të ndikojnë edhe reshjet e dobëta të shiut, thonë nga Enti Hidrometeorologjik.
 
“Në këtë kohe verore po thuajse edhe në të gjithë evropën  por edhe në botë këtë vitë moti është më ndryshe  në krahasim me vitet tjera. Ditën e henë do të kemi ulje të temperaturave ne 34 ndërsa pastaj  do të vazhdojë të ketë rritje deri ne 40 grad”, u shpreh Lence Ristova sinoptikane. 
 
Mjekët apelojnë që qytetarët të kenë kujdes kur futen  në automjete sepse ajo mundë të ndikoj keq në organizmin e njeriut. 
 
“Hyrja ne automjet të nxehtë mundë të jetë shok për organizmin e njeriut . Së pari duhet ti hapin dyert e veturës dhe mos të futen menjeher ne vetur . Apeloj deri tek vozitësit e biçikletave,  motoçikletave të jenë më të kujdeshëm në këtë kohë sepse reflekset për shkak të nxehtit janë më të dobëta dhe mundë të ndikojnë në organizmin e njeriut, sepse kohëve të fundit  janë paraqiut tek ne me lendime me maramendje për shkak të temperaturave të larta”, thekson mejkja. 
 
MPB apelon tek qytetarët të jetë të kujdësshëm dhe mos të vozisin nën ndikimin e alkoholit. sepse sanksionohen ne mënyrë rigoroze. 
 
“Pikërishtë tani që i kemi  ahengjet dhe koncertet në vendet turisitike në Strugë dhe Ohër ku konsumohet alkoholi, prandaj personat të cilët konsumojnë mos të ulen pranë timonit  sepse rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve. Ministria e punëve të brendhsme sanksionon në mënyrël rigoroze dhe ne vazhdojmë të punojmë për të rritur sigurin në komunikacion”, u shpreh zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski. 
 
Për shkak të motit të nxehtë, mjekët rekomandojnë që qytetarët të konsumojnë më shumë lëngje dhe të vishen me rroba të lehta, ndërsa personat e moshuar të marrin rregullisht terapinë.
 
Ndërkohë qytetarët ti kryejnë më herët obligimet dhe ti  shmangin daljet prej orës 11 dri në ora 17.
 
REJHANE BUSHI METAJ