Maqedoni
Makinat e taksive me tabela të verdha, taksistët: Do të largohen taksistët e palicencuar; Bekteshi: Do të dallohen taksisitët e licencuar
03.08.2019 18:35
Autoritetet në Shkup kanë bërë të ditur se në të ardhmen makinat e taksive do të kenë tabela...

Autoritetet në Shkup kanë bërë të ditur se në të ardhmen makinat e taksive do të kenë tabela me ngjyrë të verdhë dhe se ato do të dallojnë nga të tjerat.
Me këtë siç thuhet do të eliminohen kompanitë dhe makinat e palicencuara që funksionojnë në të zezë. Taksistët e anketuar për TMV2 shprehen se me këtë do të largohen taksistët e palicenuar sepse ata punojnë me cmime më të larta.
“Kjo është mirë sepse në kët mënyrë do të dallohemi. Dallimi është se ne paguajmë tatim ndërsa ata jo . ata kanë cmime më të larta se ne ndërsa ne më të ulta ata më shumë fitojnë”.
“Ky ligj është i mirë sepse do të largohen taksisitë e palicencuar”, shprehen taksistet.
Ndërsa ministri i ekonomis Kreshnik Bekteshi tha se me tabelat e verdha qytetarët do të mundë ti dallojnë se cili taksistë i posedon të gjitha kushtet për punë sipas ligjit.
“Pikërishtë edhe qëllimi I vendosjes së tabelave të verdha edhe qytetarët vet të shohin se cili taksistë I posedon të gjitha kushtet cili taksistë punon dhe vepron në bazë të ligjeve dhe ka licencën për kryerjen e asaj veprimtarie. Por njëkohisht do të lehtësohet edhe puna e inspektoratit sepse vetëm në atë mënyrë do të mundë ti identifikojnë taksistët illegal”, theksoi ministri i ekonomis Kreshnik Bekteshi.
Kjo kërkesë është bërë nga Shoqatat e taksi vozitësve. Një risi tjetër është se të gjitha makinat e taksive duhet të kenë tabelat ndriçuese.
Këto ndryshime janë pjesë e ligjit të ri për taksi vozitësit.
REJHANE BUSHI METAJ
