Futboll

Suarez debuton në “El Clasico”, me 25 tetor

10.09.2014 16:54

La Liga ka bërë të ditur datën e zhvillimit të El Clasicos së parë në edicionin e ri. Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen në Santiago Bernabeu më 25 tetor në ora 18:00...

La Liga ka bërë të ditur datën e zhvillimit të El Clasicos së parë në edicionin e ri. Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen në Santiago Bernabeu më 25 tetor në ora 18:00, në kuadër të xhiros së nëntë të elitës së futbollit spanjoll.

Skuadra e Carlo Ancelottit dhe do ballafaqohet me rivalin e përhershëm që nga ky edicion udhëhiqet nga Luis Enrique dhe e ka nisur mjaft mirë stinorin duke shënuar fitore në dy xhirot e para. Po ashtu, Los Blancos do të kenë punë me përforcimin e ri të Barcelonës, Luis Suarez.

Ylli uruguaian është i dënuar nga FIFA me katër muaj moslojë pas kafshimit të mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në ndeshjen e rrethit të tretë në Grupin D të Kampionatit botëror.

Por, për fatin e tij të mirë, suspendimi do t’i skadojë vetëm një ditë para zhvillimit të El Clasicos. Andaj, përjashtuar mundësinë e ndonjë lëndimi, Suarez do të jetë në sulmin e Barcelonës për duelin me Real Madridin.