Kosova paralajmëron taksë ndaj RMV-së, Shala: Kemi ankesa nga bizneset, presim përgjigje
Kosova sërish ka paralajmëruar mundësinë e vendosjes së taksësë prej 100 përqind për produktet nga Maqedonia e Veriut....

Kosova sërish ka paralajmëruar mundësinë e vendosjes së taksësë prej 100 përqind për produktet nga Maqedonia e Veriut. Ky është paralajmërimi i dytë brenda një periudhe kohore që bën ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala. Në një intervsistë për portalin Ekonomia Online, ai u ankua se vazhdimisht ka shqetsime nga ana e bizneseve në Kosovë për bariera të cakutara që ka vendosur Maqedonia e Veriut dhe nëse nuk reflektohet në këtë drejtim Shala paralajmori masa reciprociteti.
“Kemi hasë dhe kemi shqetësimi nga shumë biznese për barriera të implementuara së fundi nga Maqedonia e Veriut. Ne kemi proceduar me këto informata për barriera përmes mekanizmit të CEFTA-s dhe jam duke pritë përgjigje nga ministria e linjës e Maqedonisë së Veriut dhe nëse nuk kemi një përgjigje dhe nëse nuk kemi një veprim që këto barriera janë implementuar së fundi në raport me bizneset në Kosovë atëherë ne kemi me qenë të detyruar që të marrim veprime reciproke edhe me Maqedoninë e Veriut dhe me secilin shtet tjetër i cili nuk ka qasje reciproke në secilin aspekt” – tha Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala.
Muaj më parë autoritetet e Maqedonisë së Veriut ndaluan importin e lëndës së parë të peshkut nga Kosova, vendim më pas që shkaktoi reagim edhe nga Oda e prodhuesve kosovarë.
Më tej Shala, është shprehur i vendosur për ta mbajtur në fuqi taksën ndaj mallrave serbe derisa Serbia nuk reflekton karshi kërkesave që ka Kosova.
Vendosja e taksës një qind për qind nga Qeveria e Kosovës për gjitha produktet e Serbisë vlerësohet se ka dëmtuar me miliona buxhetin e kësaj të fundit, ndërsa përfitues më i madh nga kjo masë është Maqedonia e Veriut e cila e ka rritur për 50 përqind eksportin drejt Kosovës. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
