Ademi: Takimet me mergimtarët janë të shpeshta

04.08.2019 13:57

Qeveria e RMV-së në bashkëpunim me Diasporën.....

Qeveria e RMV-së në bashkëpunim me Diasporën qysh në mars të këtij viti ka  një dokumet strategjia shtetrorë e cila  është miratuar në muajin mars. me këtë dokumtë egziston baza e bashkëpunimit të mëtutjeshme dhe krijimi i urave për bashkëpunim më të fortë. Ministri për diaspor edmon ademi theksoi se  takimet me mërgimtarët janë të shpeshta jo vetëm gjatë stinës së verës por gjatë tërë vitit.

“Ka 4 shtylla kyçe që lidhen me bashkëpunimin e diapsorës,  shtylla e  parë është elementi consular- diplomantik  në drejtim të asaj për ti berë ambasadat dhe konsulatat me efektive në realizimin e zgjidhjeve të problemeve dhe ndihmës që duhet të ju jepet bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë. Shtylla e dytë është aspekti i investimeve ekonomike shtylla e tretë është arsimi dhe shkenca dhe shtylla e katërt është kultura identiteti. Takimet me mergimtarët janë gjithmon jo vetëm gjatë periudhës verore kur ata i kemi këtu por edhe gjatë gjithë vitit . Mund të them se deri me sot kam pasur qindra takime me shoqata organizata individ e këshut me rradhë” – tha Ministri i Diasporës, Edmond Ademi.

ADEMI: MERGIMTARËT, RESURS I RËNDËSISHËM PËR SHOQËRINË

Ministri Ademi thekson se mergimtarët nuk i sheh si një thes me para, por si pjesë e rëndësishme e sistemit dhe shoqërisë në vend.

“Ato janë pjesë e sistemit e shoqërisë,  kontribojnë në forma të ndryshme . Një ndër deklaratat e mija të para kam thene se refuzoj ti shoh mergimtarët si një thes me lekë,  ajo ka qenë gjithmonë një përshtypje. Mendoj se ata janë një aset një resurs i rëndësishëm  i shoqërisë  jo vetëm resurs financiar por edhe intelektual shekncor edhe nejrëzorë. Për fat të keq deri më sot nuk janë shfrytëzuar maksimalisht” – u shpreh Ademi.

Ademi theksoi se në Ohër egziston që 10 vite shkolla verore, për të mësuar gjuhën amtare,  dhe shtoi  se çdo vit numri i fëmijëve nga diaspora për të mësuar gjuhen shtohet. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)