Zgjedhjet e parakohshme, tetor 2020, Jashari: Vendi mund të merr drejtimin e duhur

04.08.2019 15:32

Oferta e kryeministrit, Zoran Zaev për zgjedhje të parakohshme parlamentare....

Oferta e kryeministrit, Zoran Zaev për zgjedhje të parakohshme parlamentare në tetor të 2020-ës nga analistët e vendit shikohet si mundësi për tu relaksuar situata politike pozitë – opozitë.

Analisti politik, Hasan Jashari thotë se pas zgjedhjeve vendit i jepet mundësi e fortë që të  merr drejtimin e duhur.

“Duke u nisur nga ajo se kjo periudhë prej zgjedhjeve të fundit ka qenë një periudhë me shumë ngjarje, me shumë të papritura dhe me shumë afera, sidomos afera korruptive dhe pastaj situate e tashme me ligjin e prokurorisë speciale që ishte një grusht i fortë për politikën aktuale, qeverinë aktuale dhe mendoj se zgjedhjet e parakohshme të cilat ndodhin shumë shpesh në shtete me demokraci të zhvilluar, liberale në Greqi, në Itali dhe në viset tjera, janë një indikatorë I mirëfillt I qetësimit të situatës, të arrenës politike në kushte të demokracisë. Këto zgjedhje do të ndihmonin që shumë gjëra të marrin orientimin e duhur dhe më e lehtë të jetë ajo përplasje midis pozitës dhe opozitës.” – tha analisti politik, Hasan Jashari.

MALEVSKI: DO TË MBAHEN PAS DAKORDIMEVE POLITIKE

Ndërkaq analisti Denko Malevski thotë se zgjedhjet do të ndodhin me dakordim të pushtetit dhe opozitës. Oferta e Zaev për matjen e forcave politike në vjeshtë të vitit të ardhshëm vjen pasi Zaev, atëherë do të ketë se çfarë ti ofrojë votuesve.

Vlerësimi i kryeministrit është se mund të shkojmë në zgjedhje, flet se ata konsiderojnë se ata kanë çfarë të tregojnë para qytetarëve në ato zgjedhje dhe se shpresojnë që ti fitojnë zgjedhjet. Aty ku ka marrëveshje midis partive, punët po realizohen pamarrparrasysh se a do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme. Në pjesën ku nuk ka marrëveshje, kjo është e vështirë, andaj nëse merren vesh dyja palët rreth propozimit të kryeministrit, atëherë mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.” – deklaroi analisti politik, Denko Malevski.

Caktimi i datës për zgjedhje nga kryeministri Zaev erdhi pasi lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski  tha se do të kushtëzojë miratimin e ligjit për prokurori publike me caktimin e datës për zgjedhje.

Tanimë VMRO shikon pozitivisht ofertën e Zaev.

Nga VMRO janë të gatshëm edhe për takim liderësh, nëse përafrohen qëndrimet e grupeve të punës për ligjin për prokurori publike, regjistrimin e popullsisë dhe nëse oferta për zgjedhje të parakohshme është e sinqertë. (Meral Ismaili, TVM2)