Arrestohen 5 policë kufitarë për mitmarrje, Angellovski: Qytetarët të denoncojnë çdo polic
Pesë zyrtarë policorë në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” janë arrestuar për mitmarrje....

Pesë zyrtarë policorë në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” janë arrestuar për mitmarrje. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski tha se tek policët kontrolli i brendshëm ka gjetur 822 euro si dhe sasi alkooli.
Angellovski fton qytetarët të denoncojnë në MPB secilin zyrtar policor për mitmarrje me qëllim të largimit të këtyre fenomeneve. Angllovski njoftoi edhe për 45 emigrantët që policia i gjeti gjatë ditës së djeshme edhe atë 21 në ‘Tabanoc’ pas pompës së benzinës në autostradë, tek ura, dhe 24 në autostradën mes dy tuneleve nga Gjevgjelia drejt Demir Kapisë.
“Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB pas marrjes së njohurive për veprim ilegal të zyrtarëve policorë nga stacioni policor për kontrollime kufitare dhe mbikëqyrje të kufirit Bogorodicë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërmori masa tekniko-operative dhe veprime nga ku nga zyrtarët policorë gjeti para në valutën denarë dhe deviza dhe pije alkoolike. Shuma e përgjithsme e cila është konfiskuar është 822 euro. 5 zyrtar policor janë arrestuar dhe gjatë ditës me dëshmitë materiale do të nxjeren para prokurorisë kompetente” – u shpreh zëdhënësi i MBP-së, Toni Angelovski.
