Ulen faturat për nxemje qendrore, Velkovski: Nga ky muaj 200 den më pak

04.08.2019 17:02

Qytetraët e RMV të cilët ngrohen me nxemje qendrore...

Qytetraët e RMV të cilët ngrohen me nxemje qendrore, nga ky muaj  do të paguajnë faktura më të ulta për rreth 220 den më pak  theksoi deputeti I LSDM-së Dime Velkovski.Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjisë, çmimi i nxehmjeve qendrore në sistemin e BEG si furnizuesi më i madh i nxehmjes qendrore  në Shkup është ulur për 6%.

 “Kjo do të thotë që secila familje, e lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore me një apartament katror mesatar, merr një llogari më të ulët prej rreth 220 denarë ose çdo vit mbi 2000 denarë të parave të kursyera në secilën familje që ngrohen me nxehje qendore. Kjo paraqet edhe një ulje tjetër të kostove mujore dhe kthimin e parave te qytetarët. Qëllimi i Qytetit është që vënia e ngrohjes qendrore të jetë e disponueshme për të gjithë, me faktura më të ulëta, për të ndaluar rrjedhën aktuale të shkyçjes dhe kthimin e tyre në rrjet, si dhe për të tërhequr klientë të rinj, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në uljen e ndotjes së ajrit. shkaktuar nga ngrohja e shtëpive” – tha Dime Velkovski nga LSDM.

VMRO-DPMNE: LSMD DHE ZAEVI I NËNÇMON QYTETARËT

Por ndaj ndaj kësaj deklarate të LSDM-së per uljen e çmimit të nxemjes qendrore reagon VMRO DPMNE. Ata akuzojnë LSDM-në dhe kryeministrin Zaev se vazhdojnë ti gënjejnë dhe nënçmojnë qytetarët.

“LSDM  dhe Zaev në vend që të miratojnë masa konkrete nga të cilat më së shumti do të përfitonin qytetarët e vendit, ata mburren me masa që nuk bëjnë asgjë për popullin.  Nëse Zaevit dhe LSDM-së i duheshin gati tre vjet për të miratuar një masë qesharake, ku qytetarët do të paguanin llogari më pak për 200 denarë, atëherë sa vjet ju duhen për të realizuar  pagën mesatare të premtuar deri ne  500 euro, dhe 100,000 den pagn për mjekët dhe ndërtimin e autostradës 600km?. LSDM-ja dhe Zaev nuk kujdesen për qytetarët dhe për këtë arsye duhet të largohen sa më shpejt," - thonë nga VMRO-DPMNE.