Kumanovë, u promovua libri “Arif Seferi në shërbim të popullit”

04.08.2019 17:09

Me rastin e 27 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Arif Seferi...

Me rastin e 27 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Arif Seferi, në Kumanovë u bë promovimi i monografisë “Arif Seferi në shërbim të popullit”, të autorëve Avni Dehari dhe Destan Hajdini.

Libri në vete ngërthen veprimtarinë dhe sakrificat e dëshmorit të kombit Arif Seferi i cili nuk kurseu as jeten e tij për lirinë e popullit shqiptar.

“Arif Seferi, ky pinjoll i familjes së heroit Idriz Seferi, ishte njëri nga ato personalitete, i cili me vizionin dhe sakrificën e tij personale, trasoi rrugën e gjeneratave të ardhshme, të cilat me gjakun e tyre e shtruan rrugën e lirisë”, theksoi mes tjerash Sevdail Demiri.

“Duke vazhduar me pjesmarrjen e tij active në ngjarjet e vitit 1968 që kishin shpërthyer mbarë hapsirat ku jetojnë shqiptarët në përmasa dhe forma të ndryshme, Arif Seferi së bashku me veprimtar të tjerë u angazhuan që të ngritin flamurin kombtar edhe këtu në Kumanovë”, u shpreh Qazim Hazeraj, bashkëveprimtar i dëshmorit Arif Seferi.

 “Arif Seferi, e dinte fare mire se ndryshimet në shoqëri nuk bëhen vetëm në mënyrë evulutive, ndryshimet atëher ,kishin të bëjnë me zëvendësimin e pozitës sonë si shoqëri nga nënshtruse në atë të lire, dhe ai vazhdimisht thoshte se ky ndryshim bëhet me përolasje, me luft”, tha para të pranishmëve Destan Hajdini, autor i librit.

“Arifi është shumë i madh, ai meriton shumë më tepër, ne kemi paraqitur vetëm një pjesë të veprimtarisë së tij sepse e kemi ndier për detyrë që ta ngritim deri diku veprimtarinë e tij”, u shpreh Avni Dehari, autor i librit.

Ndryshe Arif Seferi  në qershor të vitit 1992, ndërroi jetë në rethana të pasqaruara, në burgun hetues të Shutkës në Shkup. (Fatlum Aqifi, TVM2)