Tragjedi në SHBA, nga sulmet teroriste në El Paso 20 të vrarë, Ohajo 9

04.08.2019 17:13

Në marketin Walmart në El Paso të Teksasit një person ka vrarë 20 veta...

Në marketin Walmart në El Paso të Teksasit një person ka vrarë 20 veta ndërsa ka plagosur 26 të tjerë, deri në momentin kur iu dorëzua policisë Sulmuesi i Teksasit është identifikuar nga autoritetet si një 21 vjeçar ndërsa mediat kanë raportuar se ai quhet Patrick Crusius. I dyshuari ka shprehur mbështetje edhe për sulmuesin që la të vrarë 51 persona në dy xhami të Zelandës së Re në muajin mars të këtij viti.

“Shumë prej të plagosurve që u transferuan në spital kishin marrë lëndime të rrezikshme për jetën. Hetuesit po shqyrtojnë një manifest që mund të ishte shkruar nga i dyshuari dhe do të tregonte një “lidhje me një krim të urrejtjes” – tha shefi i Policisë në El Paso, Greg Allen.

Guvernatori i Teksasit e quajti këtë si një nga ditët më të zeza në historinë e vendit pasi një numër i tillë vdekjesh nuk ishte parë ndonjë herë.

“Teksasi ndanë dhimbjen me njerëzit e El Paso-s. Viktimat janë po ato që i kishin mbijetuar një sulmi të ngjashëm nga viti 2017, kur personat e armatosur vranë 58 dhe 26 njerëz, përkatësisht, në Las Vegas dhe në Teksas” – u shpreh Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott.

Ndërkohë, vetëm disa orë pas sulmit tragjik në Teksas, një tjetër sulm ka ndodhur në Dayton, Ohajo ku 9 persona kanë mbetur të vdekur si dhe 16 të tjerë janë të plagosur.

Sulmet që ndodhën në El Paso të Teksasit dhe në Dayton, Ohajo presidenti amerikan Donald Trump i cilësoi si sulme të tmerrshëm, ndërsa tha se autoritetet po punojnë në zbardhjen e rastit. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)