MPB, në Kumanovë dhe Gjevgjeli kapen 45 emigrantë
Në Kumanovë dhe Gjevgjeli policia gjatë ditës së djeshme ka kapur 45 emigrantë....

Në Kumanovë dhe Gjevgjeli policia gjatë ditës së djeshme ka kapur 45 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.
Zyrtarët policorë dje në orën 18:40, në ‘Tabanoc’ pas pompës së benzinës në autostradë, tek ura, kanë vërejtur furgon ‘Iveco’ me tabla të Strumicës e drejtuar nga një 35 vjeçari banor i Gjevgjelisë.
Gjatë kontrollit të automjetit, siç thuhet në njoftimin e policisë, janë gjetur 21 emigrantë, të gjithë nga Bangladeshi. Vozitësi është arrestuar dhe së bashku me emigrantët është dërguar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. Gjithashtu në autostradën mes dy tuneleve nga Gjevgjelia drejt Demir Kapisë, mbrëmë në orën 20:00, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin ‘Fiat Ducato’ me tabela të Gostivarit, drejtuar nga 37 vjeçari, banor i Velesit. Policët kanë arrestuar vozitësin, ndërsa në afërsi të automjetit janë gjetur 24 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.
