Bisedimet për ligjin e Prokurorisë, Mickoski optimist për arritjen e marrëveshjes
Zgjedhje të reja në fillim të prillit ose në fund të muajit maj...

Zgjedhje të reja në fillim të prillit ose në fund të muajit maj. Këto janë dy opsionet e VMRO-DPMNE-së që i shpalosi kreu i saj Hrisitjan Mickoski. Duke u shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje për ligjin për Prokurorinë, Mickoski përshkroi edhe atmosferën e takimeve mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës, duke thënë se në këto takime vërehet ndjesia e hakmarrjes dhe sulmit ndaj VMRO-DPMNE-së.
“Dua të jem optimist dhe besoj që pushteti do të kthjellet dhe do ta pranojnë propozimin e VMRO-DPMNE-së, i cili apsolutisht është në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Jam i vetëdijshëm se do të prononcohen me komente të ndryshme pasi qëllimi i vetëm në këto muaj i tyre ndaj opozitës është qërim hesapesh me dhunë por ne si VMRO kemi qëndrim parimor dhe nuk frikësohemi të elborojmë apo të ballafaqohemi me faktet e palës kundërshtare që për fat të keq në ato bisedime që nga hartimi i atij ligjit shprehet ndjesia për hakmarrje, sulm për kundërshtarët politik që nuk mendojnë njësoj, në këtë rast ndaj VMRO-DPMNE-së. Si opozitë ne insistojmë për zgjedhje të reja, madje kemi propozuar dy data, të mbahen në fillim të prillit duke pasur parasysh festat Pashkëve dhe tjetra në fund të majit maj marrë parasysh muajin e Ramazanit” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Micksoki shtoi se midis grupeve të punës zhvillohetn diksutime edhe për regjistrimin dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por nuk shpalosi qëndrimin e VMRO-DPMNE për ndryshimin e modelit zgjedhor.
LSDM: VMRO DHE MICKOSKI JANË KUNDËR DREJTËSISË
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov theksoi se lufta kundër korrupsionit është e pa kompromis dhe nuk njeh përkatësi politike.
Sipas tij vetëm VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski janë kundër drejtësisë dhe punojnë me direktiva të Nikolla Gruevksit.
“Lufta kundër korrupsionit është pa kompromis dhe nuk njeh asnjë përkatësi, e më së paku përkatësi politike. Vetëm VMRO- DPMNE dhe Hristijan Mickoski janë kundër drejtësisë, i ndalojnë reformat në gjyqësi dhe Ligjin për prokurori publike. Në bisedimet që po zhvillohen për këtë ligj, VMRO për përfaqësues të vet dërgoi Antonio Milloshoskin, i dyshuar në një rast gjyqësor, dhe dezinfromator kryesor në pallatin e bardhë. Në vend se të kërkojë dorëheqje, Mickoski e propozon Milloshoskin që konfirmon edhe njëherë që VMRO-DPMNE dhe Hristijan Micksoki akoma udhëhqen sipas insturksioneve dhe udhëzimeve nga Budapesti, sipas urdhërave të të dënuarit për kriminelit që gjendet arrati, Nikolla Gruevskit” – deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Konstandin Konstandinov.
Sipas LSDM koha kur gjyqësori kontrollohej nga pallati i bardhë ka mbaruar dhe se reformat do të vazhdojnë në interes të qytetarëve.
Nga LSDM shtuan se propozimi i Mickoskit që në krye të Prokurorisë të jetë Vladimir Pançevski që dyshohet për keqpërdorim të sistemit AKMIS dëshmon se VMRO është kundër sundimit të ligjit. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
