Ministri i jashtëm i Greqisë: Athina do ta ndjek çdo hap të Shkupit
Qeveria e re në Athinë do të ndjek ndjek me kujdes çdo hap që do të ndërmer Shkupi...

Qeveria e re në Athinë do të ndjek ndjek me kujdes çdo hap që do të ndërmer Shkupi në aspekt të impelemtimit të reformave të brendshme.
Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis për gazetën ‘Etnos’ theskoi se qeveria e re ka mendim pozitiv sa i përket zgjerimit por se intergimi i vendeve të rajonit varret nga plotësimi i kritereve.
“Qeveria greke ka qëndrim të fortë dhe pozitiv ndaj perspektivës për zgjerim të BE-së drejt rajonit më të gjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, për integrimin e tyre, jemi të mendimit se janë të domosdoshme respektimi i sundimit të ligjit dhe natyrisht, ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kjo do të thotë harmonizim me ndryshime kushtetuese dhe heqjen e irredentizmit. Athina e ndjek çdo hap të Shkupit” – tha Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis.
Shefi alternativ i diplomacisë greke në intervistë për “Etnos” i përmend edhe shenjat tregtare për prodhimet, duke thënë se përveç dialogut institucional bilateral dhe komisionit ndërkombëtar të ekspertëve, Qeveria greke zgjodhi dimension plotësues politik dhe teknokratik. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
