Haradinaj: Në Kosovë nuk mund të funksionojë një shtet brenda shtetit
Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj....

Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj edhe një herë kërkoi që mos të luhet me ndryshim të kufijve, pasi kjo sipas tij, është shumë e rrezikshme, teksa tha se në Kosovë nuk mund të funksionojë një shtet brenda shtetit, duke aluduar në themelimin e asociacionit të komunave serbe.
Haradinaj ka kritikuar edhe ata që kanë negociuar deri më tani me Serbinë, duke thënë se ata kanë qenë në gjendje të japin tokë të Kosovës.
Duke folur për dorëheqjen e tij, Haradinaj tha se ai akt e ka ngritur Kosovën në një shkallë me lartë.
Ai gjithashtu ka folur për raportet e tij me ndërkombëtarët, duke thënë se edhe pse është raportuar për raportet e këqija, ai herën tjetër që do të shkojë në SHBA, do të sjellë njohjen.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë ditës sotme në Gjilan, me rastin e aderimit të rreth 244 të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
