Futboll

Mavraj dhe Xhaka në formacionin e javës në Europë

10.09.2014 17:01

Shqipëria pushton Europën. Pas portugalisë, artmata kuqezi zbarkon në gjithë kontinentin, duke zgjeruar kufijtë e triumfit që nisi atë mbremje të 7 Shtatorit në Aveiro...

Sukses historik dhe portali më i madh sportiv në kontinent "Goal.com" nuk e lë jashtë vëmendjes këtë detaj pasi shpërblen kombëtaren shqiptare me dy lojtarë në formacionin më të mirë të javës.

Nga ndeshjet e kësaj jave janë përzgjedhur lojtarët e përfaqësueseve në një formcion me skemën klasike 4-4-2 ku Mërgim Mavraj mban pozicionin e qëndërmbrojtësit, ndërsa Taulant Xhaka rreshtohet në mesfushë në rolin e shkatërruesit.

Por le ta nisim që nga porta e cila mbrohet nga qiprioti Georgallides, ndërsa në repartin e tërhequr përkrah Mavraj rrehstohen edhe Sergio Ramos, Bjarnason e Baines.

Spostohemi në mesfushë ku Xhaka ka si kolegë skocezin McGrady dhe Luca Modriç e Ikechi Anya.

Në sulm është Bayern Munchen që bën ligjin me dy bomberat Thomas Muller e Robert Leëandoëski, të cilët ndihmuan respektivisht Gjermaninë dhe Poloninë në rrugën e sukseseve të para sezonale.

Një shpërblim i merituar për 11 më të mirët e kontinentit, ku si rrallëherë, edhe kombëtarja kuqezi mund të krenohet me dy prej lojtarëve më të mirë të natës magjike të Aveiros.