MPB: Bombola e gazit, shkaktare e zjarrit

05.08.2019 16:41

Ministria e Brendshme informoi se mbrëmë në ndërtesën "Papagall" në Bulevardin “Kliment Ohridski” në qendër të Shkupit....

Ministria e Brendshme informoi se mbrëmë në ndërtesën "Papagall" në Bulevardin “Kliment Ohridski” në qendër të Shkupit, shkak për shpërthimin e zjarrit ka qenë një bombol gazi, e cila përveç dëmeve materiale dhe djegie të më shumë apartamente në afërsi të shpërthimit të zjarrit nuk ka shkaktuar dëme dhe pasoja në jetë njerëzish.

Njësiti Zjarrfikës: Për 7 muaj, mbi 1 mijë zjarre

Nga Njësiti i zjarrfikësve thonë se për momentin nuk është regjistruar  rritje e numrit të zjarreve në ambiente të hapura dhe se ditëve të fundit ka pasur  aktivitizim të zjarreve nëpër ndërtesat e banimit, në automjete, në territorin e qytetit të Shkupit. Njësia e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit mori masa në shuarjen e zjarrit. 

“Përvoja e deritanishme tregon se shkaktari kryesor është faktori njeri ose papërgjegjësia, instalimi i energjisë që nuk është adekuat nëpër ndërtesa ose në disa hapësira të objekteve që kemi zjarre, disa lloje të veturave të vjetra që nuk mirëmbahen dhe nuk rregullohen rregullisht, këto janë arsyet, siç është edhe zjarri i  fundit mbrëmë në ndërtesën “Papagall”, që ishte nga instalimet elektrike dhe gjëra të mbushura që lehtë mund të ndizen brenda”,- tha Vlladimir Simonovski nga Njësia e Zjarrfikësve.

Nga Njësiti i Zjarrfikësve thonë se në periudhën prej shtatë muajve kanë pasur 1450 intervenime. Për shkaktimin e zjarreve nëpër pyje dhe përreth është paraparë  gjobë  prej 2500 deri në 3000 euro. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)