Financa, kompanitë dhe inkasimi i TVSh-së

05.08.2019 19:10

Shuma të cilën e kanë inkasuar kompanitë e vendit në 7 muajt e fundit...

Shuma të cilën e kanë inkasuar kompanitë e vendit në 7 muajt e fundit përmes aplikacionit “TVSh-ja ime”, ka arritur në 236.4 milionë euro.

Këto janë të dhënat të cilat i publikoi Ministria e Financave nga ku njoftojnë se në përqindje vlera e përgjithshme e mjeteve të kthyera nga “TVSh-ja ime”, krahasuar me vitin e kaluar, është 14.5%.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, këto të dhëna tregojnë se ka rritje të pagesave për të hyrat tatimore, si dhe likuiditeti është në nivel të mirë.