Ekonomi
Projekt nga fondet IPA për mbrojtjen e produkteve
10.09.2014 17:41
Në Tetovë u hap sot këndi për informim në kuadër të projektit “Mbrojtja e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar”, të financuara nga Bashkimi Evropian. Ky kënd është një bashkëpunim mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Entit Shtetëror për Pronësi Industriale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Patentimit dhe Markave të Republikës së Shqipërisë.

Në Tetovë u hap sot këndi për informim në kuadër të projektit “Mbrojtja e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar”, të financuara nga Bashkimi Evropian. Ky kënd është një bashkëpunim mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Entit Shtetëror për Pronësi Industriale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Patentimit dhe Markave të Republikës së Shqipërisë.
“Të gjithë afaristët tanë t’i shfrytëzojnë benificionet që i ofron institucioni jonë, që është i licencuar dhe që është përgjegjës për implementimin e këtij projekti, e që ka të bëjë me mbrojtjen e markave të ndryshme, nevojë kjo që është imediate tani më kur bizneset janë të etabluara dhe kur nga dita në ditë janë prezente me produktet e tyre, por fatkeqësisht, një numër i madh i tyre është i palicencuar, gjegjësisht është i pambrojtur si duhet”- deklaroi kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Menderez Kuci.
Komuna e Tetovës, i jep një rëndësi të madhe mundësisë së tërheqjes së projekteve nga fondet IPA të BE-së.
“Komuna e Tetovës, i jep një rëndësi të madhe mundësisë së tërheqjes së IPA projekteve dhe veçanërisht atyre të bashkëpunimit ndërkufitar dhe më bën kënaqësi të veçantë që kjo është pjesë e një projekti të tillë, në të cilin përveç Komunës së Tetovës përfshihet edhe një institucion nga ana e Shtetit shqiptar. Në këtë mënyrë konsiderojmë që akoma më tepër përforcohet bashkëpunimi ndërkufitar, por edhe më tepër rritet vetëdija jonë për t’i mbrojtur brendet tona”- theksoi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
“Është grand i financuar nga Unioni Evropian, do të zgjasë 18 muaj, kontratën e kemi nënshkruar në qershor dhe do të zgjasë deri në dhjetor të 2015. Ideja kryesore e projektit është që të vetëdijesohen kompanitë për mbrojtjen e markave, si mënyrë për të bërë ballë konkurrencën e përgjithshme globale”- potencoi projekt-menaxherja, Mirushe Xheladini.
Projekti në fjalë do të implementohet në Maqedoni dhe Shqipëri, në vendin tonë projekti përfshin pjesën e Pollogut dhe Maqedonisë Jug-perëndimore, duke përfshirë qytetet: Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Ohër, ndërsa nga ana e Shqipërisë do të përfshihet në rajonin e Korçës dhe rajonin e Dibrës.
MIFTAR EMINI
