Maqedoni

Ministria e Bujqësisë shpërndan tokë bujqësore në pronësi të shtetit

06.08.2019 16:00

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të shpërndajë toka bujqësore që janë në pronësi...

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të shpërndajë toka bujqësore që janë në pronësi të shtetit për ngritjen dhe promovimin e bujqësisë dhe aktiviteteve rekreative sportive. Ministri i Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, thotë se ligji i ri do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ngritjen e investimeve në turizëm.
 
“Ndryshimet ligjore lejojnë që në tokat bujqësore të ndërtohen objekte për promovimin e produkteve bujqësore, si p. sh. objekte hotelieri dhe ndërtim të objekteve për aktivitete rekreative sportive. Me këtë gjë thjeshtësohet procedura për marrjen e lejes për ndërrimin e këtyre objekteve, sepse rriten investimet dhe mjetet e programit IPARD”,- tha ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Dimkovski.
 
Ligji i ri për tokën bujqësore mundëson shpërndarje të drejtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin me qira tokë bujqësore në pronësi të shtetit.
 
Përkatësisht, tani fermerët që tashmë kanë marrë tokë deri në 3 hektarë do të kenë të drejtë të marrin pjesë në shpallje dhe të zgjerojnë fondin e tyre të tokës në 10 hektarë. 
 
SEDAT SELIMI