Filipçe: Ilaçet mund t’i marrin edhe familjarët e pacientit

06.08.2019 16:52

Të gjithë pacientët të cilët nuk kanë mundësi personalisht të shkojnë në barnatore për shkaqe shëndetësore....

Të gjithë pacientët të cilët nuk kanë mundësi personalisht të shkojnë në barnatore për shkaqe shëndetësore, siç kanë vepruar deri tani, edhe më tej anëtarët tjerë të familjes do të kenë mundësi t’i marrin ilaçet e nevojshme nëpër barnatoret e vendit, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pas heqjes së kuotave për ilaçet nëpër qytetet turistike të vendit dhe pas informacioneve që ilaçin do të mund ta tërheqë personalisht vetëm pacienti për të cilin është shkruar ilaçi.

“Mënyra e dhënies së ilaçeve do të mbetet e njëjtë siç ka qenë deri më tani. Heqja e kuotave për ilaçet nëpër qytetet turistike të vendit është hapi i parë i cili duhet të zbatohet tërësisht më së voni deri në tetor të këtij viti. Ilaçe pa kuota gjatë gjithë kohës dhe në çfarëdo dite të muajit është plan strategjik i Ministrisë së Shëndetësisë”,- tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Prej sot janë hequr kuotat për ilaçe në të gjitha qytetet turistike të vendit, si Ohër, Strugë, Dojran, Gjevgjeli dhe në rajonin e Resnjës. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)