Ligji për PThP-në, Mickovski: S’mbështesim ligj që mbron Zaevin

06.08.2019 17:21

Kryetari i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i është kundërpërgjigjur deklarimit të kryeministrit, Zoran Zaev....

Kryetari i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i është kundërpërgjigjur deklarimit të kryeministrit, Zoran Zaev, për mposhtjen e shtetit të kapur dhe kthimin e shtetit ligjor, pas dështimit të bisedimeve të grupeve të punës për Ligjin për Prokurori Publike.

Mickovski në profilin e tij në facebook ka shkruar se vendi ka nevojë për drejtësi, pasi që pikërisht Zaev dhe njerëzit afër tij sjellin padrejtësi. Sipas Mickovskit, VMRO nuk përmban ligj i cili do të amnistojë krimin e Zaevit.

“Unë dhe VMRO-DPMNE nuk do të mbështesim ligj që ka për qëllim të vetëm amnistinë e krimit të Zaevit dhe konfrontimin me kundërshtarët nga opozita. Ju keni gabuar shumë, andaj tani u nevojitet ligj për prokurori, kështu siç është, dhe t’ua prezantoni anëtarëve të Komitetit Qendror dhe t’i bindni ata se ndërkombëtarët do të bëjnë presion ndaj Mickovskit dhe VMRO-së të përmbajnë ligjin. Kështu Katica - si propozim i ri për prokuror republikan, ndihmësit dhe të afërmit e saj si dhe ndonjë anëtar i LSDM-së në prokurorinë e re do të sillnin drejtësi në “shtetin e kapur”!’,- ka shkruar Mickovski.

Kthimi i shtetit ligjor, Mickovski: Jo shtet i kapur, por i humbur

Mickovski më tej shkruan se trysnitë do të kalojnë dhe Janeva bashkë me të tjerët, nëpërmjet një hetimi fer, do të dëshmojë se a janë apo jo pjesë e “Zhvatjes”, ndërkaq LSDM do të mposhtet në zgjedhjet e parakohshme. Mickovski akuzon social demokratët se qëllim kryesor kanë pasur marrjen e pushtetit e jo kthimin e drejtësisë.

“Kishit tre vite të dëshmoni se a ishte shteti “i kapur”. I gënjyet të gjithë ata që besonin në parullën “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, por tani për disa ka funksione, privilegje, tenderë dhe provizione. Tani vendi është shtet “i humbur”, dita-ditës po e humbim pa dallim të përkatësisë etnike, politike, si pasojë e miqësimit me bandat kriminele, të cilat zyrtarisht dhe jozyrtarisht i instaluat afër jush”,- theksoi Mickovski.

Sipas Mickovskit, periudha që vjen është e ripërtëritjes së Maqedonisë, ku do të jepet përgjegjësi për krimin dhe korrupsionin e pushtetit. (Meral Ismaili, TVM2)