Sinoptikanët: Vendi dhe rajoni do të përfshihen nga i nxehti i madh
Maqedonia e Veriut dhe rajoni më gjerë ditëve në vijim do të përfshihet nga një masë e nxehtë e ajrit....

Maqedonia e Veriut dhe rajoni më gjerë ditëve në vijim do të përfshihet nga një masë e nxehtë e ajrit, thonë nga Enti Hidrometeorologjik. Ata informojnë se do të shpallet faza e verdhë dhe e portokalltë në disa rajone, ndërsa në juglindje të vendit temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë celsius.
“Nga dita e nesërme do të paralajmërohet faza e verdhë, ndërsa nga e enjtja në disa rajone do të shpallet edhe faza e portokalltë të mërkurën temperaturat do të jenë 30 deri në 38 gradë celsius, ditën e enjte dhe të premte do të jenë temperaturat më të larta, deri në 40 gradë, ndërsa gjatë vikendit do të jenë deri në 41 gradë celsius”,- tha sinoptikania, Konstadinka Arsovska.
Mjekët thonë se qytetarët duhet të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë që prej orës 10 deri në 17 të qytetarët mos dalin pa nevojë, t’i kushtojnë kujdes veshjes dhe ushqimit që të mos vijë deri te përkeqësimi i organizmit. Kujdes më të shtuar duhet të kenë personat me sëmundje.
“Në këtë periudhë kemi rritje të thirrjeve të personave në gjendje kolapsi, si dhe personave me ulje të tensionit. Në këtë periudhë të nxehtë duhet pasur kujdes në ushqim, të zihet mirë dhe të ruhet në frigorifer në temperaturë – 8 gradë. Personat me sëmundje kronike duhet ta marrin me rregull terapinë”,- tha Margarita Atanasovska nga Ndihma e Shpejtë.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se mundohen të tejkalojnë këtë të nxehtë me kushtet që i kanë.
“Me lëngje mundohemi të freskohemi dhe kur dalim qëndrojmë nën hije. Në shtëpi freskohemi edhe me kondicionerë herë pas here”,- theksoi një qytetar.
“Freskohem me lëngje”,- u shpreh një qytetar.
“Përdori ujë në këtë vapë”,- tha një qytetar.
Sinoptikanët thonë se gjatë javës së ardhshme pritet rënie e temperaturave dhe reshje të dobëta të shiut. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
