Maqedoni
Banka dhe karrige për shkollat e Gostivarit
10.09.2014 18:52
Komuna e Gostivarit së bashku me Muftininë e Gostivarit, kanë dhuruar sot 20 banka, 40 karrige dhe 2 dërrasa të zeza për shkollën fillore “Liria” në fshatin Reçan...

Ky donacion është pjesë e donacionit të përgjithshëm nga BFI për Komunën e Gostivarit, që përfshin gjithsej 175 banka, 350 karrige dhe 18 dërrasa të zeza, që sipas nevojës, të njëjtat të dhurohen për vendbanimet rurale të Gostivarit.
Nga donacioni në fjalë do të përfitojnë edhe shumë shkolla të fshatrave të Gostivarit. Bankat, karriget e dërrasat e zeza do përfundojnë në ato shkolla ku vërtet paraqitet nevoja, thanë nga Komuna e Gostivarit.
LULZIM HAZIRI
