Ambasadori i Kosovës vizitoi Tomor Morinën në burgun e Shutkës
Ambasada e Kosovës në Shkup konfirmon se ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj...

Ambasada e Kosovës në Shkup konfirmon se ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, e ka vizituar Tomor Morinën në burgun e Shutkës.
Nga Ambasada e Kosovës thonë se gjendja shëndetësore e Morinës është stabile dhe se nuk ankon për asgjë. Nga Ambasada konfirmojnë se Morina është vizituar edhe nga familjarët.
Ndërkohë, Gjykata Penale akoma nuk ka sjellë mendim lidhur me ekstradimin ose jo të shtetasit kosovar. Ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, më 24 korrik u arrestua në vendkalimin kufitar në Bllacë, mbi flet-arrestin ndërkombëtar të Interpolit të miratuar më kërkesë të Serbisë.
Pavarësisht procedurave juridike dhe vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, eksponentë politikë nga Shkupi dhe Prishtina thonë se ekstradimi i Morinës është i pamundur në Serbi. Morina posedon edhe shtetësi të Britanisë së Madhe, ndërsa deri tani ka lëvizur pa pengesa në vendet evropiane.
