Policia ndaloi ish-drejtorin e Regjistrit Qendror
06.08.2019 18:39
Andrea Popovski - ish ushtrues detyre drejtor i Regjistrit Qendror....

Andrea Popovski - ish ushtrues detyre drejtor i Regjistrit Qendror, është shoqëruar në një nga komisariatet e Shkupit, për 24 orë, ndërkohë që shumë shpejt Prokuroria do të vendosë për veprimet e mëtejshme ndaj tij.
Sipas burime pranë Policisë Financiare, përveç Andrea Popovskit, janë ndaluar edhe të paktën 4 të punësuar të tjerë të Regjistrit Qendror, për të cilët pritet të merret e njëjta masë.
Nuk ka informacione për veprën që kanë kryer këta persona, por dyshimet paraprake flasin për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve.
Popovski ka qenë kuadër i VMRO-DPMNE-së në krye të Regjistrit Qendror nga viti 2014 deri në vitin 2017.
