Rasti “Zhvatja”, Shekerinska: Ligji duhet të vlejë për të gjithë

07.08.2019 16:53

LSDM dhe VMRO-DPMNE mbeten me qëndrime të ndara rreth rastit “Zhvatja”...

LSDM dhe VMRO-DPMNE mbeten me qëndrime të ndara rreth rastit “Zhvatja”. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, thotë se me rastin “Zhvatja” u dëshmua se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve dhanë porosi të qartë se askush nuk është mbi ligjin.

“Tani treguam se kur do të ketë pohim të tillë, institucionet për momentin reagojnë. Askush nuk është i mbrojtur dhe askush nuk e pengon hetimin. Nga të gjitha deklaratat e përfaqësuesve të të gjitha institucioneve, veçanërisht nga përfaqësuesit e Qeverisë, morët porosi të njëjtë: Ligji duhet të vlejë për të gjithë. Askush asnjëherë nuk do të mbrohet nëse e ka shkelur ligjin. Për atë e mbështetëm hetimin, për atë kërkuam që organet që atë duhet ta bëjnë, gjithmonë ta informojnë opinionin dhe për atë bëjmë thirrje të shndërrohet hetimi, përkatësisht diskutimi në instancë dhe diskualifikime. Të gjithë ne jemi të hapur para opinionit”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Stoilkovski: Rasti “Zhvatja” është lënë pas dore

Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE thonë se rasti “Zhvatja” është lënë as dore, pasi sikurse Ruskoska, ashtu edhe Janeva, kanë ikur në pushime. Me këtë krijohet imazh i keq për vendin, sikurse brenda ashtu edhe para faktorit ndërkombëtar, thotë Stoillkovski.

“Koka e mafias shtetërore, koka e zhvatjes, ende po mundohet që të defokusojë opinionin dhe hetimi të përfundojë vetëm me Boki 13 dhe Kiçec, përderisa Ruskoska dhe Prokuroria, me paramendim e lënë anash hetimin dhe krijojnë hapësirë për fshirjen e gjurmëve, dëshmive dhe ndikimit ndaj dëshmitarëve. Kjo është e patolerueshme, është bashkëveprim dhe duhet të sanksionohet dhe Maqedonia të largohet nga lista e shteteve ku qeveris mafia shtetërore. Maqedonia ka nevojë për ripërtëritje dhe kjo do të ndodh”,- u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Nga partia e Mickovskit thonë se në mes të këtij skandali nuk mund të ketë as investime dhe as huazime. (Naim Ramadani, TVM2)