Pishinat në kryeqendër, Njësia e menaxhimit: Higjiena është maksimale
Shumë njerëz që nuk kanë pasur mundësi të shkojnë diku për pushime...

Shumë njerëz që nuk kanë pasur mundësi të shkojnë diku për pushime dhe kanë qëndruar në qytet gjithë verës, freskinë e tyre e kërkojnë nëpër pishina dhe akua-parqe të ndryshme.
Në Shkup, ku qytetarët do të munden të freskohen nga i nxehti janë: Qendra sportive “Boris Trajkovski”, aquaparqe të ndryshme dhe Pishina Olimpike.
Nga Njësia e menaxhimit të pishinave thonë se higjiena tek pishinat tona është maksimale, kurse temperatura e ujit është 26 gradë.
“Në vendin tonë pishinat analizohen rregullisht nga Qendra për Shëndet Publik. Ne jemi një brend dhe nuk lejojmë gabime kur bëhet fjalë për higjienën”,- thonë nga njësia e menaxhimit të pishinave.
Qendra e Shëndetit: Pishinat private të kenë kujdes!
Nga Qendra për Shëndet Publik gjithashtu thonë se higjiena tek pishinat në Shkup është maksimale, por jo edhe te ato private dhe duhet të kenë kujdes.
“Higjiena e ujit të pishinave që shfrytëzohet për notim është e mirë, ne në kontinuitet dhe me rreptësi të madhe bëjmë analiza për ujin, por vetëm me ato pishina që kemi kontrata. Ne u bëjmë thirrje njerëzve që kanë pishina private ose atyre që hapin pishina të kenë kujdes, se ne nuk e kemi idenë nëse ato janë të ndotura, bakteriologjike dhe nuk kemi asnjë njohuri për higjienën dhe sasinë e klorit në to”,- deklaroi specialisti për higjienë, Ljupço Konstandinovski.
Vizituesit e pishinave duhen të përdorin kapela dhe duhet të respektojnë rregullin e pishinës. Nuk lejohet që të zhyten nëse kanë plagë të hapura, para se të hyjnë në pishinë duhet të vizitohen banjat e vogla për dezinfektimin e këmbëve.
Pishinat në qytetin e Shkupit funksionojnë me vite dhe janë qendrat kryesore për argëtimin e të rinjve gjatë verës. (Sedat Selimi, TVM2)
