“E Maqedonisë/qytetar i RMV-së”, plotësohet grafa për shtetësi në certifikatat

07.08.2019 18:11

Drejtoria për Udhëheqje të Librave Amë njofton se prej sot grafa për “shtetësi” në certifikatat e lindjes....

Drejtoria për Udhëheqje të Librave Amë njofton se prej sot grafa për “shtetësi” në certifikatat e lindjes, të kurorëzimeve dhe të vdekjes, e cila deri më ani ishte bosh dhe me tre vija të pjerrëta, prej sot do të plotësohet me “E Maqedonisë/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Pas reagimeve të shumta në opinion për plotësimin e grafës në fushën “shtetësi” me viza të pjerrëta, nga Drejtoria njoftuan për arsyet e vonesës.

Sipas tyre, fillimisht është dashur të zbatohet procedurë adekuate në sistemin elektronik për dhënie të të dhënave të të lindurve, kurorëzimeve dhe të vdekurve. “Në pajtim me nenin 2 paragrafi 3 nga ligji kushtetues për zbatim të amendamenteve nga 33 deri 36 të kushtetutës, në grafën e “shtetësisë” në ekstraktet e lindjes, kurorëzimeve dhe të vdekjes, të dhëna para dhe pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, duhet të shkruhet E “Maqedonisë/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut””,- njoftuan nga Drejtoria për Udhëheqje të Librave Amë.