Botë
SHBA: Vret 5 fëmijët, i hedh në qese mbeturinash
10.09.2014 19:39
Një baba ka vrarë 5 fëmijët e tij dhe më pas trupat e tyre i ka hedhur në qese mbeturinash...

Timothy Ray Jones ka vrarë pesë fëmijët e tij të moshës 2-8 vjeç, të cilët kanë rezultuar të humbur.
Ka qenë nëna e tyre, e cila e shqetësuar i ka thënë policisë se prej ditësh nuk i kish parë fëmijët e saj dhe nuk kish mundur të komunikonte me ish-bashkëshortin e saj.
Dy ish-bashkëshortët kishin kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve.
Trupat e tyre janë gjetur të hedhur pranë një autostrade në Alabama.
Ka qenë vetë babai vrasës Jones, ai që i ka çuar hetuesit tek trupat e fëmijëve. Ai u gjet duke i dhënë makinës nën ndikimin e drogës.
Ai ka pranuar vrasjen e fëmijëve dhe nuk ka dhënë asnjë motiv për krimin e rëndë.
Pas kërkimeve, policia zbuloi gjurmë gjaku dhe lëngjesh trupore të fëmijëve në makinën e tij, të cilat vrasësi ishte munduar t’i fshinte me zbardhues dhe acid klorhidrik.
