Maqedoni

Spërkatje kundër mushkonjave në Tetovë

08.08.2019 14:37

Në territorin e Komunës së Tetovës, sonte pas mesnatës, do të fillojë spërkatje e dytë kundër mushkonjave...

Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se dezinsektimii dytë i tokës këtë vit, në territorin e qytetit të Tetovës ka për qëllim të heq mushkonjat dhe insektet si.
 
“Ju bëjmë apel mirëmbajtësve të bletëve, që deri sa zgjat dezinesketimi të ndërmerren masa dhe të mbrohet familjet e bletëve. Dezinsektimi do të ndodh pas mesnatës, dhe do të zgjas deri në orët e hershme të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
 
Nëse kushtet klimatike nuk lejojnë spërkatje atëherë spërkatja kundër mushkonjave do të ndodh ditën e ardhshme.