Maqedoni

LOEM: Subvencionime duhet vetëm për vetura të reja

08.08.2019 15:47

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë nuk është dakord me paralajmërimin e Ministrisë së Ekonomisë...

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë nuk është dakord me paralajmërimin e Ministrisë së Ekonomisë të subvencionojë blerjen e automjeteve të dorës së dytë që kanë standardin euro 5 dhe euro 6. 
 
Nga LOEM thonë se kjo masë e Ligjit për vetura është në interes të madh për qytetarët, por subvencionime duhet të ketë vetëm për veturat plotësisht të reja, me kilometrazh zero.
 
Ata gjithashtu shpresojnë se me ndryshimet në ligj të ketë hapësirë edhe për ata që blejnë vetura me kredi të fitojnë subvencione nga shteti.
 
“Kjo masë ka dy aspekte - sociale dhe mjedisore. Ne besojmë se të dy duhet të respektohen në të njëjtën kohë, por nuk shohim nevojën për të subvencionuar automjetet e dorës së dytë. Sidoqoftë, ne besojmë se aspekti social duhet të mirëmbahet, por në të njëjtën kohë të mbështetet edhe nga ai mjedisor, d.m.th. për të mundësuar qytetarëve duke subvencionuar dhe siguruar kredi pa interes që të jenë në gjendje të përballojnë zëvendësimin e automjeteve të vjetra me të reja që nuk do të kenë impakt për mjedisin”,- tha kryetarja e LOEM, Daniela Arsovska.
 
Nga Lidhja e Odave të Maqedonisë theksojnë se ka praktika të tilla në botë, por vetëm për automjetet që nuk ndotin ose shumë pak e ndotin ajrin.
 
SEDAT SELIMI