Maqedoni
Mediat italiane publikojnë video-xhirim për rastin “Zhvatja”
08.08.2019 16:04
Mediat italiane kanë publikuar një video incizim nga skandali me rastin “Zhvatja”...

Në videon e publikuar nga gazeta italiane “La Verita” shihet numërimi i parave, si dhe dalja e Boki 13 dhe Zoki Kiçeec nga shtëpia e Orce Kamçevit me çantë me para.
Në video-incizimin e xhiruar në shkurt të këtij viti shihet edhe se si numërohen paratë, teksa në video dëgjohet edhe bisedë mes biznesmenit, Orce Kamçev, dhe tashmë të paraburgosurit Boki 13, në të cilën ky i fundit e siguron Kamçevin se të hënën apo më së voni të martën do të lirohet nga paraburgimi.
