Maqedoni
Prokuroria për Krim të Organizuar nuk precizon nëse e kanë videon si material dëshmues
08.08.2019 16:23
Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion nuk precizojnë nëse videon që sot u publikua në gazetën italiane “La Verita"...

Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion nuk precizojnë nëse videon që sot u publikua në gazetën italiane “La Verita” e kanë si material dëshmues.
“Të gjitha dëshmitë që Prokuroria i posedon në lëndë, do t’i prezantoj para gjykatës në procedurë gjyqësore. Lënda është në fazën e hetimit ku vazhdimisht po punohet në sigurimin e gjithë dëshmive, ndërsa në paraburgim janë Bojan Jovanovski si i dyshuar i parë dhe biznesmeni, Zoran Kiçeec, si i dyshuar i dytë”,- shtojnë nga Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.
Ende nuk dihet nëse do të ketë zgjerim të hetimit edhe me persona të tjerë të involvuar në këtë rast.
Biznesmenit, Orce Kamçev, cili në rastin “Zhvatja” është dëshmitar për rastin, paraprakisht iu shqiptua masë paraburgimi si i dyshuar kryesor në rastin e PSP-së “Perandoria”.
