Botë

Rusi, shpërthim në bazën ushtarake ruse, dy të vrarë

08.08.2019 19:00

Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi në një bazë ushtarake ruse...

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë tha se të 2 viktimat ishin specialistë civilë, ndërsa 6 personat e i përkisnin personelit ushtarak dhe civil.

“Mësohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë provës së një motori rakete”, tha një zyrtar.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur materiale të dëmshme të shpërndara në ajër. Zona ku ka ndodhur shpërthimi ende nuk është evidentuar plotësisht, por raportohet se ka ndodhur në një rajon, që është zonë e testimit të raketave për nëndetëset bërthamore rusë.

Kjo është hera e dytë brenda këtij muaji që në Rusi ka shpërthime të tilla. Para disa dite mijëra njerëz ishin evakuuar nga fshatrat përreth një baze ushtarake në Siberi pas një seri shpërthimesh masive të municioneve që gjendeshin brenda saj.

Të paktën tetë persona, përfshirë personelin e shërbimit ishin  plagosur në shpërthimet pranë qytetit të Achinsk. Tre prej të lënduarve janë duke u trajtuar në spital.